• |
ide | kryesore

Gjykata e Shkodrës cakton masën e sigurisë për ish-deputetin e PD, Bardh Spahia

Lajme, Të fundit

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i akuzuar si një nga personat përgjegjës për djegien e Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr.3 në Shkodër.

Seanca në ngarkim të ish-deputetit u zhvillua me dyer të mbyllura, pas vendimit të gjyqtarit Tonin Stërkaj për moslejimin e pranisë së familjarëve dhe të mediave. Spahia e ka cilësuar ndalimin e tij si arrestim politik dhei ka kërkuar Gjykatës që në marrjen e vendimit të bazohet tek faktet. “Arrestimi im, prapaskenë politike”- mësohet të ketë thënë ish-deputeti.

Ndërkohë, ambientet jashtë Gjykatës janë të “blinduara” nga forca të shumta policore, por edhe nga shumë përkrahës të demokratëve që kërkojnë lirimin e Spahisë. Në mbështetje të Spahisë kanë shkuar edhe përfaqësues të PD dhe ish-deputetë.

Spahia ka qëndruar për më shumë se 48 orë në izolim në Policinë e Tiranës dhe mbrëmjen e djeshme është transferuar në fshehtësi drejt Shkodrës. Gjatë ligjëratës së tij në protestën e nëntë në radhë në rang kombtar të opozitës së bashkuar joparlamentare, kreu i PD-së, Lulzim Basha, e quajti Spahinë si të burgosur politik dhe i kërkoi Prokurorisë urdhërimin e menjëhershëm të lirimit të tij. Basha u shpreh se një kusht i shtuar për dialog me Partinë Socialiste, përveç largimit të kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie tranzitore dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është dhe lirimi i të burgosurve politik, me në krye Spahinë, si dhe vënia përpara drejtësisë e blerësve të votave.

 

 

 

7 Comments

  1. Drejtesi qe varet nga Taulant Balla,zoti i madh i ruajte Shqiptaret nga kjo bande qe qeveris e qe quhet rilindja e Ps(p.dhit te semes).Live nga studio e TCh iu kercenua dhe dekonspiroi veten si polic,si opgj dhe prokuror dhe kush nje trafikant si Balla !?Nje shpifes,i denuar si i tlle nga gjykata dhe nje maskara me AIDS si ai !

    1. Te zbatosh urdherin e presindentit, nuk asht terrorizem,or cun (DELE)!!??
      Mos shko n’ dere or trim!!!

  2. Po si arrest shtepie mor moterqira…. po te ishte ndonje gjynafqar do e kishit kalb ne burg…. e ka mire rama me ju more moterqira….. duhet te filloj viti 0.. Nje deklarate kam mgjse nuk jam politikan. Cdo gje ne Shqiperine tone ka ndodhur vetem se ka munguar nje sistem drejtesie i forte dhe i pavarur. Nese do kishim drejtesi le te ishte bardh spahia jo cuni i spiunit por i hitlerit le te bente retorik politike ne 24 ore, sdo ja mbante bytha njeriu, gam gam politik le te bente sa te donte do ngelej ne dore te popullit me vota…..

  3. Past kemben e mbare, keshtu i pafshim te gjith politikanet. Atje brenda duke u menduar se cfar i ben vetes. Kete lereni se ky eshte pesh e leht.

  4. Gjykatsi me kete vendim flagrant esht ne shkelje te ligjit.Gjykatsi me arsytimin e ti se ka prish qendren elektorale nuk qendron se nuk ka zon elekturali sipas dekretit te president qe esht i botuar ne fletoren zyrtare qe esht ligj.Per disa kementus qe flasin per te vorfrit jam plotsisht i nje mendimit por du tju them ky gjykates qe mer nji vendim te till per kete person qe keka mbrojtur politkisht qfar vendimi merr per nji te vorfer qe nuk ka pare per avokat e gezofshi reformen e diktatures jo drejtsi me kujton gjykat Enverit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu