• |
ide | kryesore

Guardiola e ka seriozisht: City shkon përtej 100 milionë euro për Koulibaly

Sport



36 milioni të klauzolës së zgjidhjes së kontratës të nevojshme për të marrë Kostas Manolas nga Roma e për ta cuar në Napoli, janë një shifër që pronari i të kaltërve Aurelio De Laurentiis vazhdon ta konsiderojë shumë të lartë. Kjo megjithatë nuk i pengon të insistojnë për grekun, edhe pse largimet e Albiol e Chiriches janë një operacion difensiv më shumë se i nevojshëm.

Shifër e lartë thonë në Napoli, por nuk është asgjë në krahasim me atë që në Angli thonë se është gati të prezantojë Manchester City për Kalidou Koulibaly: 120 milionë euro! Largimi i qendërmbrojtësit të fortë senegalez nuk do të mbushej vetëm me ardhjen e Manolas, por një mal i tillë me para nuk mund të refuzohet. Praktikisht do të përfaqësonte një plusvalencë të frikshme dhe do të financonte të gjithë merkaton pasardhëse të Napolit, që në këtë pikë nuk do të ndalonte vetëm tek James Rodriguez. Për momentin janë vetëm lajme të tabloidëve britanikë, por dashuria futbollistike e Pep Guardiola për Koulibaly është e njohur. E forca financiare e City gjithashtu: aq sa të bëjë oferta të parefuzueshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *