• |
ide | kryesore

Himarë/ Sekuestrohet hoteli në ndërtim me vlerë 500 mijë euro

Lajme



Prokuroria dhe Policia e Vlorës kanë zbatuar sekuestron preventive për një hotel në ndërtim në Himarë.Vendimi është ekzekutuar edhi mbi truallin ku po ndërtohet objekti.

Ndërtimi është autorizuar me vendimin nr.64, datë 30.07.2018 nga ana e Bashkisë Himarë, në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator shtetasin me iniciale F. H. Vlera financiare e objektit dhe e truallit prej 700 m2 në Spille Himarë, kap shifrën e rreth 500.000 eurove.

Sekuestrimi u bë në kuadër të procedimit penal nr. 342 të vitit 2019 për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”,  parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.

 



1 Comment

  1. Mbarun me popullin kane fillu me vjedh e i rremby sho shoqit tani. Hani kokat tani me njeri tjetrin. Ama per cdo fije bari te shkelur do jepni hesap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *