• |
ide | kryesore

Icardi fotografohet me një femër, Wanda Nara mbyll polemikën: “Èshtë një mikja e jonë”

Sport



Wanda Nara kalon në sulm për të mbrojtur historinë e saj me Mauro Icardi. Në ditët e fundit disa revista gossip kishin publikuar një foto që tregon sulmuesin me një brune misterioze, duke hipotezuar një krizë me të shoqen, që ndodhej me pushime në Japoni. Përgjigja nga Wanda ka ardhur sot në Instagram, me një story në të cilën shpjegon se vajza e fotografuar me të shoqin është një mike e përbashkët. Një shpjegim i shoqëruar edhe me sulmin ndaj shtypit.

“Èshtë e rëndësishme të jesh i kujdesshëm kur informon – shkruan ajo – Gazetarët kanë detyrën të informojnë me të vërtetën e mbi të gjitha kur janë familjet të përfshira. Mikja ime e madhe Barbara Rohner, bashkëshorti i saj i mrekullueshëm e fëmijët e saj janë përfshirë pa qenë të famshëm… Familja ime e unë jam mësuar. Shumë herë shpikin tekste, deklarata e situata që janë larg realitetit, por më e rënda është kur shtypi e di të vërtetën e provon të shesë një gënjeshtër për të dëmtuar, ose spekulluar mbi lajme të ndërtuara”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *