• |
ide | kryesore

Krujë/ Po punonte në banesën e tij, ndërron jetë 58-vjeçari

Lajme, Të fundit



Humbet jetën në Krujë një 58-vjeçar pasi u dëmtua duke punuar banesën e tij. Ende është e paqartë ajo se çfarë ka ndodhur, por policia pohon se 58-vjeçari ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

“Më datë 22.06.2019, në Borizanë, Krujë, shtetasi Q.P., 58 vjeç, është dëmtuar duke kryer punime pranë banesës së tij.
Ai u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *