• |
ide | kryesore

Kupa e Amerikës/ Brazili merr me “shuplaka” Perunë: katastrofik Gallese, por në fund pret penallti

F1, Sport, Video



Fati i keq i Perusë ishte se Brazili kishte nevojë për një fitore për tu kualifikuar si e parë e grupit në Kupën e Amerikës, përpara publikut të shtëpisë. Skuadra e Tite nuk zhgënjen, e tërhequr në ritmet samba nga Everton, Coutinho e Jesus, por i ndihmuar edhe nga portieri i Perusë Pedro Gallese, që e coi ndeshjen 3-0 me gabimet e tij amatoreske, përpara se Selecao të kompletonte suksesin 5-0 në minutat shtesë.

Brazili, që kishte fituar kundër Bolivisë 3-0 në debutim, në ndeshjen e dytë barazoi pa gola me Venezuelën: golavarazh 8-0 për Verdeoro që ende nuk kanë pësuar asnjë gol në Kupën e Amerikës. Marquinho e Silva, bashkë me veteranët Alves e Felipe Luis kanë krijuar një digë të pakalueshme, të ndihmuar edhe nga fuqia e Casemiro në mesfushë.

Pikërisht mesfushori i Real Madrid hapi serinë në të 12’, shtatë minuta përpara se Gallese ti mundësojë Roberto Firmino golin e dytë. Portieri në tentativë për të rinisur aksionin e përplas topin në këmbën e sulmuesit të Liverpool: topi përplaset në shtyllë dhe kthehet tek Firmino, që kalon me elegancë portierin dhe shënon golin i pasqhetësuar. Tronditja për këtë gol e nxjerr nga pozicioni portierin e Perusë që në të 32 befasohet nga Everton Soares. Aksionin më të bukur të ndeshjes Brazili e ka lënë në minutën e 53 dhe finalizimi i Dani Alves është në nivelet e duhura.

Willian në fund të ndeshjes siguroi 5-0 që mund të kishte qenë edhe më i thellë, por Gallese vendosi që në fund të linte një shije të mirë në Kupën e Amerikës, duke pritur penalltinë e goditur nga Gabriel Jesus. Tani, Brazili shkon në fazën e 1/8 të finales së Kupës së Amerikës, e cila këtë edicion po zhvillohet pikërisht në Brazil bashkë me Venezuelën që mposhti 1-3 Bolivinë. Pas dy barazimeve pa gola Venezuela mori fitoren e parë në turne dhe ishte fitorja kualifikuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *