• |
ide | kryesore

Mjekër e gjatë apo një fytyrë e pastër?

Planet



Çfarëdo stili të keni, mirëmbajeni atë me makinën multi-funksionale Philips.

Pamja klasike për meshkuj ka qenë fytyra e pastër dhe e rruar mirë: një simbol suksesi, kontrolli dhe serioziteti. Në adoleshencë, të rinjtë mezi presin të rruajnë qimet e pakta në fytyrën e tyre për t’u ndjerë të rritur. Në anën tjetër, ditët e sotme meshkujt preferojnë të eksperimentojnë me formën e mjekrës, mustaqeve, basetave dhe flokëve duke na servirur kështu trende të ndryshme moderne.

Gjykimet e vjetra se si meshkujt duhet të duken po thyhen dhe ata zgjedhin ti qëndrojnë besnik stilit të tyre më tepër sesa normave sociale.

Për të marrë disa këshilla të vlefshme në lidhje me çështjen, vendosëm të pyesim Redi Sallon, një profesionist të fushës.

Cili është stili është më i preferuar këtë sezon?

Disa klientë po rikthehen tek fytyra e pastër dhe e rruar mirë, por ka edhe nga ata që i qëndrojnë besnikë mjekrës së kuruar: nga ajo e shkurtra deri tek ato më të gjatat që bien më shumë në sy. Në të dyja rastet rëndësi ka përkujdesja.

Çfarë për personat që nuk kanë mundësi të frekuentojnë një sallon dhe kanë dëshirë të kenë një stil të kuruar?

Jo të gjithë kanë mundësinë të vizitojnë një sallon për shkak se janë të zënë ose kanë dëshirë t’i japin vetë formë stilit të tyre. Zakonisht për përkujdesjen në shtëpi nevojiten 2-3 pajisje të ndryshme te veçanta për flokët, mjekrën dhe trupin. Së fundmi testova makinën multi-funksionale Philips që ka shtesa të ndryshme për mjekrën, basetat, flokët dhe për trupin. Të them të drejtën jam i surprizuar për faktin se kjo makinë ofron cilësi profesionale sidomos për faktin se brisqet e shtesave janë prej çeliku dhe kanë aftësinë të vet mprehen. Pra nuk ke nevojë të përdorësh vaj herë pas here dhe më beso, është me të vërtetë e bezdisshme nëse e përdor makinën shpesh.
Për më tepër, fakti që është kundra ujit dhe bateria zgjat plot 3 orë me një seancë karikimi të plotë është shumë i favorshëm pasi nuk ke nevojë ta vendosësh në prizë pas çdo përdorimi.

Çfarë sugjeroni për klientët?

Sugjeroj që gjithmonë të ndjekin stilin e tyre, pavarësisht trendeve. Dhe mbi të gjitha të përkujdesen për një imazh që ju përshtatet me karkaterin. Për mirëmbajtjen e stilit të tyre besoj që me makinën multifunksionale Philips do gjejnë zgjidhjen për flokët, mjekrën dhe trupin në një pajisje të vetme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *