• |
ide | kryesore

Një ditë pas protestës së opozitës, ambasadori italian takim me Bashën në selinë e PD

Lajme, Të fundit



Ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në selinë blu.

Mësohet se Cutillo ka mbërritur në PD rreth orës 11:00, ku është pritur nga kryedemokrati. Vizita e ambasadorit vjen një ditë pas protestës së nëntë në radhë në rang kombëtar të opozitës së bashkuar joparlamentare.

Referuar protestës, ditën e djeshme pati një reagim nga ana e ministrit të Jashtëm të Italisë, Enzo Moavero-s, i cili u bëri apel forcave politike në Shqipëri që të respektojnë me rigorozitet rregullat themelore te demokracisë dhe të shtetit të së drejtës.



4 Comments

    1. Heldi,ti mire e ke po çe do qe 90% e perkrahesve te Bashes jane pa shkolle dhe injorante,keshtuqe ata nuk e njohin gjuhen dipllomatike,e duan troç me emra,e kane kuptuar edhe te huajt nivelin e tyre,prandaj kohet e fundit deklaratat e tyre jane troç me emra dhe pa dipllomaci…

  1. Rregulla nr. 2 e demokracise Vota blihet ose merret me banda. Rregulla nr. 3. Pushteti i fituar me blerje votash dhe kercenime bandash nuk leshohet pasi jane harxhuar shume leke dhe duhet te nxirren 100-fish. Rregulla nr.4 te dalin ne website njerez qe ta mbrojne vjedhjen e blerjen si dicka normale. Rregulla nr. 5 Alfred Peza te mbroje nje milion dollaret e pajustifikuar por te njohura nga drejtesi e re. Ka edhe rregulla te tjera ku permenden Muc Nano e te tjere, por jane pak banale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *