• |
ide | kryesore

Një tur për ti bindur: kjo është strategjia fituese e Igli Tare në fushatën e blerjeve

F1, Sport



Një strategji tashmë e konsoliduar ajo e Igli Tare. Një letër më shumë për të luajtur për ti rrëmbyer “po” një përforcimi për ta sjellë tek Lazio. Kështu në ambjentin e tratativave, shpesh të zhvilluara në fshehtësi të madhe, përfshihet nga drejtori sportiv shqiptar një ftesë në Formello për lojtarin që është në shënjestër dhe agjentin e tij. Një tur në qendrën sportive të Lazio duke folur për projektet e ardhshme me fanellën bardhekaltër. Ka ndodhur kështu me Sergej Milinkovic e pastaj me të tjerë deri tek Jony. Edhe 27 vjecari anësor spanjoll, që mbërrin nga Malaga, ka qenë disa javë më parë në Formello. Ishte pikërisht ajo vizitë e një të marte maji që i ka shkëputur një premtim që Jony ka ndërmend ta konkretizojë, pavarësisht ofertës së përmirësuar të Valencia. Kontratë katër vjecare me Lazio për të mbuluar krahun e majtë në një rol më ofensiv në krahasim me Lulic.

Në pranverën e 2015 Sergej Milinkovic ishte një lojtar premtues që sapo lindi në kampionatin belg me Genk. Tare e kishte ndjekur shumë dhe vendosi të nisë sulmin, mbi atë që do të ishte një investim i madh për Lazio. 20 vjecari Sergej, me agjentin e tij, kaloi një ditë në qendrën sportive bardhekaltër. Në pak orë serbi u përfshi nga bota e Lazio e kur u largua i shtrëngoi dorën Tares për një mirupafshim. Në korrik ndërhyri në tratativë Fiorentina, por Milinkovic që mbërriti me të atin në selinë viola, me akordin të arritur, u tërhoq në momentin e firmës, duke thënë se nuk mund të tradhëtonte premtimin e bërë me atë shtrëngim duarsh me Tare. Strategjia i kishte dhënë asistin e duhur Tares për të marrë pëlqimin e lojtarit. E njëjta histori me Bobby Adekanye, sulmuesi hollandez 20 vjecar me origjinë nigeriane, që në 30 qershor do të lirohet nga Liverpool për të firmosur për 4 vjet me Lazio. Edhe ai në muajt e kaluar u prezantua në Formello. Tani është radha e Jony, që me po për Lazio do ti lejojë Tares të cojë akoma përpara strategjinë e tij të vizitave në Formello.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *