• |
ide | kryesore

Përplasi për vdekje një 53-vjeçare në Kamëz, zbulohet identiteti i autorit nga kamerat e sigurisë

Lajme, Të fundit



32-vjeçari me iniciale A.M., që aksidentoi për vdekje një 53-vjeçare ditën e djeshme në Kamëz, është arrestuar nga Seksioni i Oficerëve të Policisë Gjyqësore (OPGJ)  në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Mësohet se i ndaluari gjatë drejtimit me shpëjtësi tej normave të lejuara të automjetit të tipit “Volksëagen” në bulevardin “Blu” në Kamëz, ka aksidentuar tek vijat e bardha këmbësoren, shtetasen L.L, e cila si pasojë e plagëve të rënda, ka ndërruar jetë në spital.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, por është identifikuar me anë të kamerave të sigurisë përreth perimetrit të zonës. Mbi të arrestuarin rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” .

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *