• |
ide | kryesore

“Që atëherë nuk kam bërë më seks”, gazetarja amerikane akuzon Trump për ngacmim seksual dhe përdhunim

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është vënë sërish përballë një akuze për ngacmim seksual.

Gazetarja Jean Carroll, njohur si një nga opinionistet më influenciale në SHBA, ka akuzuar kreu e Shtëpisë së Bardhë se e ka ngacmuar seksualisht dhe e ka përdhunuar në vitin 1993, një dhomë të “Bergdorf and Goodman”, departamenti i luksit në “Fifth Avenue”, në afërsi të “Trump Tower”. “Që atëherë, unë nuk kam bërë më seks.”- thotë Carroll.

Caroll, 75 vjeçe, njofton se episodi që ka ndodhur 23 vjet më parë do të rrëfehet në librin e saj që pritet të botohet së shpejti. Ndërkohë, Trump ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, ku shkruan: “Nuk e kam takuar asnjëherë- thuhet në deklaratën për shtyp të Shtëpisë së Bardhë- Bëhet fjalë për akuza false për të shitur librin e saj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *