• |
ide | kryesore

Sarri takon Cristiano Ronaldo në Costa Azzurra: këto janë propozimet e teknikut

Sport



Është kryer në Costa Azzurra, e jo në Greqi si u mendua, takimi i pritur mes Cristiano Ronaldo e Maurizio Sarri. Ashtu si raportojnë mediat, kampioni portugez, aktualisht me pushime në jahtin e tij në Villefranche, është takuar me trajnerin e ri bardhezi i shoqëruar nga Fabio Paratici: një mbledhje njohëse në të cilën Sarri ka shprehur opinionet e tij për lojën që ka ndërmend ti japë skuadrës në të cilën CR7 do të jetë pyka ofensive. E ndërkohë, për merkaton, komplikohet cështja Pogba, me United që po bën mur për ëndërrën bardhezi.

Nga fjalët tek faktet. Pas njoftimit në konferencë për shtyp, larg nga sytë indiskretë është zhvilluar takimi i rëndësishëm mes Sarri e Ronaldo, në prezencë edhe të Paratici. Trajneri i ri i ka shpjeguar portugezit se e do më afër portës, pra më qendërsulmues në krahasim me vitin e kaluar dhe është gati ta ndërtojë skuadrën rreth tij, në mënyrë që ti vijnë shumë më tepër topa e të shënojë si në kohët e Real Madrid. Nga sa u kuptua, biseda e parë ishte pozitive për të dy.

Këshilla edhe për merkaton, por nëse afrohet de Ligt, ëndërra Paul Pogba rrezikon të mbetet e tillë. Si raporton ‘Marca’, në fakt, Manchester United ka ngritur barrikadë me një refuzim të thatë ndaj propozimeve të Real Madrid e Juventus, duke deklaruar se mesfushori është i pashitshëm pavarësisht se Pogba e konsideron të mbyllur ciklin e tij në Angli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *