• |
ide | kryesore

Shkrumbohet një pallat në qendër të Parisit, 3 të vdekur dhe dhjetra të lënduar

Planet



Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë, si pasojë e një zjarri që shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një ndërtesë në qendër të Parisit.

Një prej viktimave vdiq pasi u hodh nga dritarja e banesës nga kati i gjashtë i ndërtesës. Ndërkaq, flakët zgjatën për rreth katër orë dhe 200 zjarrfikës u angazhuan për shuarjen e zjarrit.

Nga të dhënat e deritanishme, bilanci tragjik i këtij incidenti, shkaqet e të cilit nuk janë zbardhur ende, mund të thellohet. Ndërkaq, 27 persona kanë marrë lëndime të rënda dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm mjekësor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *