• |
ide | kryesore

Tensione në KZAZ-të e Tropojës dhe Kukësit, prangosen dy persona

Lajme, Të fundit



Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tropojës dhe Kukësit pasi ishin akuzuar dhe shpallur në kërkim për ngjarjet e ndodhura në KZAZ Nr. 09, Tropojë dhe KZAZ nr.11, Kukës, datë 19 dhe 20.06.2019.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim G.B., 38 vjeç, banues në Dojan, Tropojë.

Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim; L.Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Shtiqen. Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” ,”Shkatërrimi i pronës”, “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative”, “Organizim i paligjshëm i tubimeve”, dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.



1 Comment

  1. Ka dicka qe me ben ppershtypje, keta qe u shpallen ne kerkim per KZAZ-te e dhunuara, u kapen brenda 3 ditesh, te tjeret, si p.sh. ai sportelisti qe ishte administrator i kompanise qe do ndertonte unazen, shpallet ne kerkim dhe megjithese kane kaluar 7 muaj, nuk dihet ku eshte. Permenda vetem nje rast se ka me qindra te tjere qe jane shpallur ne kerkim dhe nuk kapen. Ftoj komentuesin rilindas qe te ktheje pergjigje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *