• |
ide | kryesore

A është i vlefshëm 30 qershori? Të hënën Kolegji Zgjedhor thotë fjalën e tij

Lajme, Të fundit



Java e fundit e qershorit pritet të jetë vendimtare për fatin e krizës politike në vend. Të hënën, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar e cila kërkon anulimin e vendimit të Komisionit Qendror te Zgjedhjeve që nuk pranoi ta çregjistrojë nga zgjedhjet pas dekretit presidencial.

Ankimimi i partisë se Idajet Beqiri, aleat i Partisë Socialiste u përkthye në publik si lëvizje për të atakuar dekretin e Ilir Metës, ndaj dhe vendimi i Kolegjit pritet me interes, pasi indirekt duket se ai do të shprehet edhe për vlefshmërinë apo jo të dekretit të Presidentit për të zhdekretuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Opozita këmbëngul se Kolegji Zgjedhor nuk ka të drejtë të gjykojë dekretin. Të hënën bashkitë e drejtuara prej saj do i kërkojnë KQZ-së lirimin e ambienteve që përdoren si qendra votimi dhe revokimin e listave të zgjedhësve në bashkitë e tyre.

Ne anën tjetër, mazhoranca në KQZ vijon me mbledhjet për zgjedhjet e 30 qershorit dhe po zhvendos qendrat e votimit në qytetet ku drejtojnë PD dhe LSI, në mjedise që nuk varen nga bashkitë, pasi drejtuesit po vijojnë prej disa ditësh një betejë me KZAZ-të.



4 Comments

  1. Ate e di -”partia”-soci-hale-iste qe do behen zgjedhje apo jo dhe jo kolegji zgjedhor.Kete e di udheheqsi yne -Legen-ndar-psiko -skizofren-edvin-kristaq-rama dhe jo Presidenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *