• |
ide | kryesore

Çmendet Inter: përveç Lukaku, zikaltrit ofrojnë 90 milionë euro për një francez

Sport



Inter po bëhet gati të lëvizë në merkato për ti dhënë Antonio Conte skuadrën që dëshiron. Në kohën, kur po studiojnë me kujdes shitjen e Mauro Icardi, për të arkëtuar të ardhura të rëndësishme për ti shpenzuar për Romelo Lukaku, që e konsideron të mbyllur aventurën tek Manchester United, zikaltrit janë fokusuar për ti krijuar një sulm potent teknikut të ri.

Mbërrin nga Franca bomba e merkatos për Inter. Sipas France Football, drejtuesit e klubit milanez i kanë ofruar Lille 90 milionë euro për Nicolas Pépé. Lojtari është një njohje e vjetër për Inter, që edhe në prill bëri një tentativë që shkoi dëm, duke i ofruar francezëve 60 milionë euro. Për lojtarin duhet mundur konkurenca e Atletico Madrid, që është në kërkim të zëvendësuesit për Antoine Griezmann.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *