• |
ide | kryesore

FOTO/ Gafa e radhës e Tërmet Peçit, bën fushatë brenda në kishë

Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku socialist i Tepelenës, Tërmet Peçi që kërkon një mandat të dytë është vënë shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të gafave të tij. Këtë herë mbështetjen për një “fitore publicitare” e kërkoi në një vend që deri tani askush nuk kishte guxuar ta bënte. Ai ka mbledhur burrat e fshatit Lëkël në kishën e fshatit. Me krenari ka postuar edhe fotot në faqen e tij në Facebook duke u shprehur i entuziazmuar për pritjen.

“E nisëm bisedën në kishën e fshatit. Një traditë që i shoqëron në shekuj, mbledhjet dhe kuvendimet e Lekëliotve. Kjo për faktin se fjala e lënë në vend të shenjtë, duhet patjetër të marrë udhë e të bëhet realitet…” – shkruan ndër të tjera Peçi në Facebook.

Por, ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili e konsideron këtë mënyrë të bëri fushatë si dhunë ndaj kishës.

“Ky kalon çdo Kushtetutë, është më i rëndi dhe më i pafalshmi i të gjithë fajeve, pasi këta horra nuk kursejnë as kishat në histerinë për të rrëmbyer pushtet. Asnje shqiptar i ndershëm mbështetës i çdo partie qoftë nuk e fal kurrë këtë dhunim të shenjtërisë së besimit. Ku dallojnë këta nga Partia e Punës që ju vuri kazmën kishave? Janë të njëjtët, me të njëjtën urrejtje për fenë dhe besimin. Vetëm këta mund ta bëjnë”, – shkruan ndër të tjera Vasili.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Kisha Ortodokse për këtë akt të rëndë të cenimit të laicitetit. ©LAPSI.al

Image may contain: 5 people, people sitting Image may contain: 10 people, people sitting Image may contain: 7 people, indoor Image may contain: 4 people, indoor Image may contain: 4 people, indoor

Image may contain: 11 people, people sitting and indoor



14 Comments

  1. more prift eshte ky?ne kishe shkohet per te degjuar fjalen e perendise ,per tju lutur perendise .kisha nuk eshte klub mor injorant qe te besh llogje ti.

  2. Vetem keta nuk kane ndjenja njerzore, por kafsherore.Keta per hir te karriges shfrytezojne dhe objektet e kulteve fetare .Hiqni duart nga institucionet fetare o te pa fe .

  3. Kishat dhe xhamiat do kthehen ne KZAZ. Ky eshte vendimi i rrumpall-shtetit te Ripjerdhjes. Ne kete menyre, Opozita nuk mund te bllokoje dot votimet.

  4. Sa te pa ftyre babai i ketije plakut qe i ka qir gruan Edvin pordhes dikur Kristaqi i ka shembur kisha e xhamij ndersa tashti i perdor per bythen e vet imagjinoni sa e adhurojn zotin keta te pa fe. Zoti ua theft qafen rraces mavi .

  5. Harruat se këta ju dhanë ca para fonde, gjoja, sekteve fetare që t’i përdorin dhe t’i përdhosin, duke shkelur ligjet e vendit. Sepse këta janë të pafe. Pakryeministri i pari. Pastaj vinë të tjerët me radhë. Nuk kanë din as iman. Enverin dhe citatet e Maos kanë si udhërrëfyes. Talebanët mendojnë se vetëm në kisha e xhamia janë të mbrojtur. Frikacakë të dhjerë!Turp e faqe e zezë! Jemi në fushatë elektorn – hale. Turp edhe për priftin që e pranoi këtë sakrilegj!

  6. Mire Termeti i cili qe nga emri qe ka eshte vari Kadriun, po keta idiotet e tjere qe i shkojne ne takim ne kishe apo dhe prifti i cili e ka lejuar nje gje te tille

  7. “Kercen prifti nga belaja”
    Termut Pici asht belaja,e ca ka me ba prifti i gjore!
    Por edhe dihet ORTHODOKSET jane perkrahes te se majtes ne Bote!

    1. Do kerceje prifti nga Termut belaja,
      Keni per te pare akoma!!!

      Shihemi me 30 Qershor n’ TV!!!

  8. Prift i pa fytyr, i poshter, sahan lepires.Te krishtert qe votojne altenativen djathte nuk te shkelin me ne kishen perdhosur nga komunistet e pa fe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *