• |
ide | kryesore

FOTO/ James Maddison i emocionon të gjithë: pas këpucëve në Europian fshihet historia prekëse e Sophie Taylor

Sport



Nga fushat e Europianit U21 vjen një tjetër histori prekëse dashurie. Eshtë ajo që lidh James Maddison, mesfushorin e Anglisë me Sophie Taylor, tifozja e vogël e Norëich që humbi jetën nga kanceri në kockë në moshën 5 vjecare. Mes të dyve nga 2016 në 2018 kishte lindur një feeling i veçantë. Një raport që lojtari i Leicester City ka vendosur ta kujtojë përsëri në fushë, duke veshur gjatë gjithë turneut kontinental këpucë sporti me fytyrën e vogëlushes bashkë me shkrimin “Një ëngjëll në Parajsë”.

Sophie u nda nga jeta në janar, duke lënë një boshllëk të madh në zemrën e familjes së saj e të Maddison. Një boshllëk që 22 vjecari ka vendosur ta mbushë, duke e bërë të njohur historinë e saj dhe kurajën me të cilën shoqja e tij e vogël luftoi deri ditën e fundit. Një homazh që dëshmon miqësinë e madhe që lindi mes futbollistit dhe vogëlushes. “RIP Sophie, I love you”, shkruhet gjithashtu në këpucët e mesfushorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *