• |
ide | kryesore

“Komplot” i Var kundër Kamerun: futbollistet refuzuan të luanin në Botëror…

Sport



Skena befasuese në Botërorin e femrave, në stadiumin Valenciennes. Gjatë ndeshjes Angli-Kamerun, për 1/8 e finaleve dhe shumë e ekuilibruar deri në atë moment, polemikat i shkakton ai që është aplikuar në futboll për ti shuar: Var. Sistemi i teknologjisë në ndihmë të arbitrimit ka vlerësuar golin e rezultatit provizor 2-0 të realizuar nga britanikj Ellen Ëhite në minutën e 49′ të pjesës së parë, duke shkaktuar tërbimin e lojtareve afrikane, që refuzuan të vazhdonin lojën për të paktën 3-4 minuta, duke diskutuar me arbitrin, që fillimisht e kishte anulluar golin.

Ndeshja më pas filloi, por pas mbylljes së pjesës së parë kamerunaset qendruan për 5 minuta në fushë, duke refuzuar të ktheheshin në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë, më pas, Var anulloi golin e 2-1 të mundshëm të Ajara Nchout e futbollistja shpërtheu në lot, e ngushëlluar nga shoqet.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *