• |
ide | kryesore

Kupa e Amerikës/ Fitorja me Katar dhe ndihma e Kolumbisë çojnë Argjentinën në çerekfinale

F1, Sport, Video



Fitorja e parë në ndeshjen e fundit dhe kualifikim në çerekfinalet e Kupës së Amerikës: jo keq si arritje, edhe pse Albicelesete kanë zhgënjyer totalisht në këtë turne dhe nuk i shpëton dot as fitorja përballë Katarit, që më shumë u dhurua nga kampionët e Azisë, duke parë si u hap rrugë e fitores së Argjentinës në minutën e 4. Në fakt, pas humbjes me Kolumbinë dhe barazimit me Paraguajin, Albiceleste rrezikonte të mbyllte Grupin B në vendin e tretë, nëse Paraguaj i shkaktonte kolumbianëve humbjen e parë, duke rrezikuar kalimin në fazën tjetër (nëse nuk dilte si e treta e dytë më e mirë).

Një prapavijë kaotike e Katar në minutat e fshiu këtë rrezik, duke i dhuruar Lautaros mundësinë që sulmuesi i Inter nuk mund ta refuzonte, për më tepër që vetëm 20 sekonda më parë e kishte sfumuar asistin e parë katariot. Histori pati pak, me avantazhin e Albiceleste të arritur, por frika qendroi prezent me skuadrën e Scaloni që nuk e mbylli dot ndeshjen deri në minutën e 82’ kur Sergio Aguero vulosi kualifikimin e Argjentinës, që shkon si e dytë, duke qenë se Kolumbia e mbylli me pikë të plota, duke mundur 1-0 edhe Paraguajin në Arena Fonte Nova, ku vendosi një gol i Cuellar në minutën e 31.

Vështirë se arrin të kualifikohet si e tretë e dytë më e mirë Paraguaji me dy pikë, në kohën kur në Grupin A është që tani Peru me 4, ndërsa në Grupin C në sfidën Japoni-Ekuador fitorja e secilës skuadër kalon me pikë paraguajanët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *