• |
ide | kryesore

Neymar? Në Brazil, të gjithë të çmendur pas “Cebolinha”

Sport



Goleada me të cilën Seleçao shkatërroi Perù dhe ribashkoi tifozët me skuadrën e Tite ka dhuruar gjithashtu një tjetër beniamin për Selecao. Është Everton, alias “Cebolinha”, zgjedhur nga shtypi dhe tifozët si fytyra e fitores së bujshme me të cilën formacioni Verdeoro ka arritur kalimin në cerekfinale të Kupës së Amerikës. Impakti i sulmuesit të krahut në manovër e efikasiteti i repartit ofensiv ishte i jashtëzakonshëm. Ka nga ata në Brazil që mendojnë se Everton është zëvendësuesi perferkt i Neymar, ndërsa nga shokët kanë ardhur vetëm komplimente. Për Filipe Luis “është një lojtar që bën diferencën dhe sposton ekuilibrat. Èshtë momenti të shkojë në Europë”.

Numrat flasin qartë: 23 vjecari i Gremios është futur 10’ minuta nga fundi kundër Bolivisë, por i mjaftuan 4’ për të shënuar golin e parë me kombëtaren; nuk shënoi kundër Venezuelës, edhe pse ndër më të mirët në fushë; përsëri në gol kundër Perùsë në ndeshjen e parë si titullar. Përfaqësimet e tij janë në rritje dhe në dhomat e zhveshjes e duan në fushë. “Krijon hapësira për shokët, driblon dhe zgjedh gjithnjë veprimin e duhur. Është një që bën diferencën”, thotë Filipe Luis. Asnjë dyshim për Willian, i bindur se Everton është “ekzaktësisht ai për të cilin Seleçao kishte nevojë në këtë moment”. Për Tite, “ka aftësitë e entuziazmin e nevojshëm për të qenë pjesë e grupit”. Sondazhet në Brazil e nxjerrin titullar të padiskutueshëm, me përqindje superiore edhe ndaj Coutinho, Firmino e Gabriel Jesus. Me të në fushë Seleçao ka marrë gjithnjë duartrokitjet e publikut dhe ndoshta është rastësi, por, e vetmja ndeshje e luajtur si titullar, koincidon me përfaqësimin më të mirë kolektiv të një Brazili të duartrokitur, pas skepticizmit të përjetuar me Bolivinë e Venezuelën.

Por nëse vlera e lojtarit përpara turneut vërtitej tek 40 milionë, kjo Kuoë Amerike do ta cojë cmimin në qiell. Kërkesa e Gremios tani kap shifrat e 80 milionë, të parashikuar në klauzolën e zgjidhjes së kontratës. E për të duket se është kthyer fort Manchester United, që pas sondazhit të bërë muaj më parë, do jetë penduar që nuk e mbylli operacionin me cmimin e leverdisshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *