• |
ide | kryesore

Përsëriti zgjedhjet, por Stambolli i jep goditjen finale Erdogan

Kryesore, Lajme



Stambolli i jep goditjen e dytë dhe finale presidentit turk Recep Tayyip Erdogan dhe partisë së tij AKP. Pavarësisht humbjes në raundin e parë, ku triumfoi kandidati i opozitës, Ekrem İmamoğlu i CHP, presidenti turk bëri gjithçka që zgjedhjet të përsëriteshin.

Në zgjedhjet e 31 marsit Ekrem İmamoğlu fitoi me një diferencë të ngushtë prej 0.2%, por Këshilli i Lartë Zgjedhor pranoi kërkesën e partisë së Erdoganit për ripërsëritje të zgjedhjeve, duke pretenduar se pati parregullsi.

Këtë diel u rivotua në Stamboll dhe kutitë e votimit u mbyllën rreth orës 17.00. kur janë numëruar mbi 99% e fletëve të votimit gjithçka është e qartë.

Kandidati i opozitës Ekrem İmamoğlu ka korrur një fitore tjetër këtë herë edhe më të thellë duke marrë 54.03% të votave përballë rivalit, ish-kryeministrit Binali Yildirim që ka siguruar vetëm 45.09% të votave.

Humbja e Stambollit do të ishte një goditje e rëndë për Erdoganin pasi ai konsiderohej si bastion i tij për gati 2 dekada. Në këtë qytet, Erdogan ka qenë kryebashkiak për disa mandate dhe humbja e tij do të ishte akoma më e rëndë pas fitores së opozutës në Ankara dhe disa qendra të tjera të rëndësishme të Turqisë.

Menjëherë pas daljes së rezultateve, Binali Yıldırım, kandidati i AKP e pranoi humbjen dhe përgëzoi publikisht kundërsjtarin.

“Aktualisht, kundërshtari im Ekrem İmamoğlu është duke kryesuar. E përgëzoj dhe i uroj suksese”, – tha Yıldırım në një konferencë për media në selinë e partisë së tij në Stamboll, citon Anadolu Agency.

“Zgjedhje do të thotë demokraci. Këto zgjedhje treguan edhe një herë se demokracia në Turqi funksionon në mënyrën më të mirë”, – deklaroi Yıldırım.

Ka dalë para mbështetësve dhe gazetarëve edhe Ekrem İmamoğlu. Ai falënderoi qytetarët e Stambollit për “mbrojtjen e traditës demokratike”.

“Pjesa më e rëndësishme e zgjedhjeve të sotme në Stamboll është kontributi që do të kenë në demokracinë e Turqisë. Uroj që rezultati të jetë në dobi për shtetin tonë dhe Stambollin”, – tha İmamoğlu duke folur për mediat në Stamboll.

Kandidati i opozitës turke tha se rezultati i zgjedhjeve nuk është një fitore, por “një fillim i ri për qytetin”. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Nai reagim I budallanjve nga Tirana per Avionin e Lazgushit..Amon, mos humbni rastin…Ballukuuuu Je qeth Kari/e tani?? Ato autorizimet ku I ke me certifikimet per ate linjen gratis ne Turqi…

  2. Eshte karakteri i lidereve te forte qe nuk i pranojne humbjet e ngushta, por i duan te thella. Lidera si Rama domethene.

  3. Te njejten fund do te jete edhe Erdoganisti yne qe po ben votime si ne nje sistem monopartiak,si ne Korene e veriut!

  4. Por ky erdogan e beri me gjykat perseritjen,por salihu I vodhi live ne klan zgjedhjet per lulune nga ristani dhe pastaj shkoi te tom ndreca dhe vjedhjen e ligjeroje,tani ju shpellare vazhdoni me Arturo Ui salih te enjten thote nje loqe ketu mer fund kjo gje,mbas 30 vdes dhe berishizmi I shpellareve qe kane udhehequr per te shkatarruar shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *