• |
ide | kryesore

Protesta pro-abortit e austriakeve bën zhurmë: anullohet sfida e skuadrës së Vatikanit…

Sport



Historia e një ndeshje që nuk lindi kurrë, mund të ishte menduar më parë, por ndoshta askujt nuk e imagjinoi që që do të ndodhte. Skuadra e futbollit të punonjëseve të Vatikanit ishte ftuar në Vienë për të festuar me një miqësore 25 vjetorin e skuadrës së femrave të FC Mariahilf e zonjat dhe zonjushat mezi prisnin të luanin, por janë gjendur përpara një surprize që nuk e prisnin

Një aksion i përqendruar në favor të lirisë së abortit e një protestë kundër pozicioneve të konsideruara homofobe nga Kisha e Romës. Vajzat e Vatikanit sapo ishin lutur përpara ndeshjes, kur gjatë himnit të Selisë së Shenjtë kundërshtaret ngritën fanellat për të treguar shenjat dhe sloganet e shkruara mbi bark e shpinë. Arbitri sinjalizoi jo nisjen e lojës, por kthimin në dhomat e zhveshjes, ndërsa organizatorët e protestës janë shprehur të kënaqur. Drejtuesit e Vatikanit, dakord me lojtarët, kanë preferuar të tërheqin ekipin.

Austria është prej kohësh larg nga pozicionet e Selisë së Shenjtë e kërkon më shumë liri në moralin dhe zgjedhjet e femrave. Ky gjest në momentin kur e gjithë bota flet për futbollin e femrave, tregon përparimin që ka bërë ky sport. Vite më parë nuk do të kishte ndodhur, edhe pse skuadra e Vatikanit (udhëhequr nga sulmuesja kamerunase Eugene Tcheugoue) nuk ekzistonte. Por lojtaret që kishin muaj që përgatiteshin për këtë debutim në transfertë, nuk e morën mirë. E nuk e pëlqyen protestën plateale edhe disa futbolliste austriake, që do të kishin dashur të shmangnin politizimin e fortë të kësaj ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *