• |
ide | kryesore

Regjisori i “Game of Thrones” mbron transformimin e çmendur të Daenerys

Paparazzi, Slider



Regjisori I Game of Thrones mbron transformimin e çmendur të Daenerys në sezonin e tetë.

Sezoni i 8 i “Game of Thrones” u prit me duartrokitje të mëdha por edhe u shoqërua me një zhgënjim masiv të fansave. Askush nuk e priste që fundi të ishte i atillë ndaj dhe ndjekësit besnikë pësuan një “shok” emocional dhe iu kundërvunë produksionit, sidomos për faktin që një nga personazhet më  të dashur Daeneryes pati një fund tragjik.

Regjisori i serialit më të famshëm të të gjithë kohërave, Miguel Sapochnik ka folur për transformimin e diksutueshëm të Daenerys Targaryen në sezonin e tetë. Ai tregon se të gjithë i kanë thënë se mund të kishte bërë një ndryshim të vogël.  I diskutueshëm është ndryshimi i Daeneryes e cila kalon në statusin e “Mad Quenn”pas vendimit për të djegur King’s Landing në episodin e parafundit. Duke folur me Indiewire, Miguel  tregon se ai priste që prej fillimit që Daenerys të çmendej.

“Mënyra se si ajo ka trajtuar njerëzit dhe bindja që ajo ka, kuptoheshin se do të binin poshtë,” tha Miguel, regjisori që drejtoi episodin e pestë të serialit të famshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *