• |
ide | kryesore

14 akuza në gjyq për Cardi B

Paparazzi, Slider



Kujtojmë që 1 vit më parë, Cardi sulmoi dy motra, Jade dhe Baddi Gi, të cilat ishin bariste në një club nate në Queens. Kamerat e sigurisë filmuan këngëtaren duke hedhur një kovë me akull drejt vajzave. Arsyeja e sulmit ishte pasi reperja dyshonte se njëra prej tyre kishte një lidhje me bashkëshortin e saj, Offset.

Cardi u arrestua fillimisht në tetor, por më pas u la e lirë.

Por, së fundmi kanë dalë në dritë detaje të reja, aspak në favor të artistes.

“TMZ” ka bërë me dije se mbi Cardi-n nuk rëndojnë vetëm akuzat e dy motrave por plot 14 të tilla, ku mes tyre edhe: “sulm me qëllim shkaktimin e plagëve të rënda”.

Vendimi i gjykatës për reperen pritet të jepet më 25 qershor, por duhet thënë se deri më tani asgjë nuk është në favor të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *