• |
ide | kryesore

Basha: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor dihej prej ditësh, por Rama…

Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së Lulzim Basha Lulzim Basha reagoi pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që sipas mazhorancës përkthehet në certifikim të mbajtjes së zgjedhjeve në 30 qershor. Sipas Bashës, ky vendim ishte i parapërgatitur nga Rama, sepse sipas tij, ishte një skenar i trashë me një kërkesë false, nga një parti false.

“Kolegji zgjedhor ka marrë sot një vendim krejtësisht të parëndësishëm, por që po përdoret nga Edi Rama si makinacion për të krijuar një ligjshmëri fallco të votimeve farsë të 30 qershorit, të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i përgatit dhe zbaton në shkelje të Kushtetutës dhe të çdo ligji. Kolegji zgjedhor ka kompetencë vetëm shqyrtimin e mosmarrëveshjeve që lidhen me procesin zgjedhor, dhe vetëm në bazë të Kodit Zgjedhor. Asnjë institucion përvec Gjykatës Kushtetuese nuk mund të shprehet për dekretin e Presidentit të Republikës” – tha Basha

Sipas Bashës vendimi i sotëm kishte disa ditë që dihej si fakt i kryer në rrethet politike dhe mediatike të Tiranës.

“Është e gjitha një histori makinacioni, e përgatitur në çdo detaj nga Edi Rama. Me një skenar të trashë, u sajua një kërkesë fallco, nga një parti fallco, në bazë të së cilës kolegji zgjedhor shpalli një vendim të parapërgatitur nga Edi Rama, për ta shitur edhe jashtë vetë objektit të vendimit” – tha Basha.

“Lehtësia me të cilën ndodhi e gjitha kjo, përpara syve dhe vëmendjes së të gjithë shqiptarëve, tregon jo vetëm kontrollin e plotë që Edi Rama gëzon mbi drejtësinë, dhe mbi çdo institucion të vendit por edhe shpërfilljen totale që ai ka ndaj ligjit, institucioneve dhe demokracisë. Mbi të gjitha, vendimi i sotëm tregon natyrën fallco dhe fasadë të të gjithë sistemit institucional shtetëror, i cili ka humbur tashmë çdo funksion kushtetues dhe politik dhe është reduktuar vetëm në funksionin e fasadës, për të mbuluar dhunimin e Kushtetutës, të ligjit dhe të çdo norme demokratike nga Edi Rama” – tha Basha.

“Pas parlamentit fasadë, prokurorisë fasadë, të gjykatave fasadë, të KQZ-së fasadë sot kemi edhe një kolegj zgjedhor fasadë, të cilat legjitimojnë në sipërfaqe sundimin autokratik të Edi Ramës. Me veprimin e tij, Kolegji Zgjedhor sot provoi edhe një herë se vendimi ynë për të mos hyrë në këto zgjedhje farsë ishte vendim i duhur. Sjellja e kolegjit provoi se edhe dorëzimi i mandateve parlamentare ka qenë, gjithashtu, një vendim i drejtë i opozitës” – tha Basha

“Regjimi autokratiko-kriminal i Edi Ramës ka nevojë për fasadë për të mbuluar thelbin e tij. Me largimin tonë nga institucionet e kapura prej tij ne ia hoqëm këtë fasadë dhe tani të gjithë po shohim fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës” – deklaroi Lulzim Basha.



2 Comments

  1. Ky bastarde ç’do gje e ka bere me plan. Qe ky llum vuoi diktaturen ne PS u kuptua qe ishte nje shkaterrues i te gjitha rregullave dhe demokracise, statuteve te nje partie politike. Kur ky doç u discréditer nga rrenat dhe vjedhjet e nuk e besonin me njeri, po tregon fetyren e tij prej dictatorial dhe shkaterruesi te vendit e

  2. Fol nje here tamam o burre. Na thua gjera qe i dine dhe ciliminjte. Tregoi o njeri kush jane kandidatet trafikant ordirer femrash femijesh kok e hashash te bashkive. Kush eshte veliaj . Beja me dije popullit dru sa te rrezikuar jane nga keto mostra qe kane zaptuar cdo qelize te jetes se ketij vendi. Ti di shume. Ju dini shume. Lerini hartimet tuaja se nuk na duhen. Hapjani petet lakrorit. Mjaft.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *