• |
ide | kryesore

Bebe Rexha flet për peshën e saj, ‘Më trishton shumë’

Paparazzi, Slider



Ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes jo vetëm për sukseset e saj në muzikë, por edhe për shkak të peshës.

E lodhur nga kjo situatë, Bebe ka vendosur të reagojë në Instagram-in e saj duke u dhënë fund një herë e mirë gjithë atyre që e paragjykojnë.Ajo ka shkruar se janë të shumta shkaqet si varësitë apo pirja e ilaçeve që të bëjnë të shtosh në peshë por pa përcekatuar se cili është shkaku që e ka bërë atë të shtojë disa kg.

“ Pesha ka qenë diçka e vështirë për mua, që kur kam qenë vajzë e vogël. Po është një rrugë e gjatë dhe unë nuk do të fshihem pas një guri sepse kam fituar peshë. Unë do të stërvitem dhe do të kem ditë të mira dhe ditë të këqija. Më pëlqen të ha dhe nuk mund ta mohoj këtë. Por ju nuk i dini historitë e të gjithëve. Të shkuarën e njerëzve, varësitë e tyre, marrin apo jo ilaçe që i bëjnë të shtojnë në peshë. Depresioni. Kështu unë përpiqem të mos i gjykoj të tjerët. Por kjo më lëndon ndjenjat, sepse unë kam fituar shumë peshë, por është shumë e vështirë ta humbas.”-shkruan ajo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *