• |
ide | kryesore

Calvin Harris në Sunny Hill Festival në Kosovë

Paparazzi, Slider



ua Lipa ka njoftuar se dj-i i famshëm, Calvin Harris, do të mbërrijë në Prishtinë për Festivalin Sunny Hill që mbahet në datat 2,3 dhe 4 gusht!

Lajmin e madh, këngëtarja e ka dhënë përmes një videoje ku Calvin flet për udhëtimin e tij drejt Kosovës këtë verë!

“Jam shumë e lumtur t’ju njoftoj  se Calvin Harris do të vijë në Prishtinë për Sunny Hill Festival në datat 2,3 dhe 4 gusht. Jam mirënjohëse për të gjithë miqtë që do të vijnë në Kosovë, duke e bërë këtë gjë të mundur, duke na mbështetur ne dhe rininë e Kosovës për një të ardhme më të ndritur!”.

Kujtojmë se Dua Lipa ka dhe një bashkëpunim me Calvin Harris që titullohet “One Kiss”, kështu që shpresojmë që edhe këngëtarja shqiptare të vijë në Prishtinë për ta kënduar hitin me dj-in.

Emra të tjerë që janë zgjedhur për të performuar këtë vit në Festivalin Sunny Hill janë, Ledri Vula, Kida, Njomza e shumë dj të tjerë të njohur!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *