• |
ide | kryesore

De Ligt është i dytë vetëm pas CR7: akord faraonik me Juventus

Sport



Juventus është gati të bëjë sulmin final për të siguruar Matthijs De Ligt. Shoqëria bardhezi, pas një tratative të gjatë, sipas raportimeve të fundit, është në avantazh ndaj konkurencës së Barcellona e Paris Saint Germain për 19 vjecarin e Ajax. Oferta e torinezëve është 70 milionë euro, ndërsa për De Ligt një pagesë e cmendur, që do ta bëjë të dytin më të paguar të Serie A.

Nga Hollanda sinjalet janë të qarta: jo vetëm për këshillën e Cristiano Ronaldo, De Ligt është gati të veshë fanellën e Juventus. Në Spanjë flitet për një tërheqje të Barcellona, që nuk ka ndërmend të ngrejë më cmimin e lojtarit, kështu që nëse Ajax duhet të pranojë ofertën më të mirë, që është ajo e kampionëve të Italisë.

Për 19 vjecarin, kapitenin e Ajax e liderin e Hollandës është gati një super pagesë. Akordi i propozuar për agjentin e tij Mino Raiola është një kontratë pesë vjecare me një pagesë 12 milionë euro plus bonus, që do ta bëjnë të dytin më të paguar në Itali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *