• |
ide | kryesore

De Rossi vendosi: do të vazhdojë të luajë në Serie A

Sport



Daniele De Rossi ka vendosur: do të vazhdojë të luajë e do të vazhdojë ta bëjë në Itali. Një lajm që me siguri tifozëve të Romës nuk do ti pëlqejë, por që ish-kapiteni në këtë rast është ai që ka të gjithë të drejtën me vete. Asnjë kampionat i huaj për mesfushorin, edhe pse u përfol shumë një kalim tek Boca Jrs ose Los Angeles Galaxy: thirrja e Serie A ka qenë shumë e fortë.

Për momentin dihet vetëm që ish-mesfushori verdhekuq ka në duar të paktën tre propozime tërheqëse nga klubet italiane: një që mund dhe duhet të jetë e Sampdoria të presidentit Ferrero që dëshiron ta marrë në Genova, bashkë me Totti në rolin e drejtorit teknik. Kësaj oferte, sipas asaj që është bërë e ditur mund ti shtohen ato të Inter e Fiorentina.

Gjithcka për tu verifikuar, sidoqoftë, me përjashtim të pjesës që në këtë moment ka më shumë rëndësi për De Rossi: në rikthimin nga pushimet në Maldive, mesfushori do të vlerësojë me kujdes situatën e do të zgjedhë klubin në të cilin do të vazhdojë karrierën. Gjithnjë në Itali, gjithnjë në Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *