• |
ide | kryesore

Dialogu me Serbinë, Thaçi: Fazë e rrezikshme, nëse nuk arrihet një pakt

Planet



Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se përmbyllja e dialogut politik me Serbinë me marrëveshje ligjërisht detyruese, që nënkupton njohje reciproke, është në interesin kombëtar të vendit.

Gjatë ligjëratës së tij në konferencën e titulluar “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, Thaçi po ashtu e ka konsideruar të domosdoshëm arritjen e unitetit në Kosovë lidhur me mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për rivendosjen e dialogut dhe normalizimin e marrëdhëneive dypalëshe me Serbinë. “Nuk kam kurrfarë dyshimi që marrëveshja mund të arrihet këtë vit, marrëveshje ligjërisht obligative mes Kosovës dhe Serbisë, por nëse nuk ndodh, do të hyjmë në një fazë të rrezikshme të këtyre raporteve, e cila edhe mund të destabilizojë jo vetëm raportet tona si dy shtete, por edhe rajonin”, është shprehur Thaçi.

Thaçi shtoi se Kosova është e gatshme për dialog, në mënyrë që të qartësohet njëherë e përgjithmonë raporti me Serbisë. Dialogu mes këtyre dy vendeve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur që në vitin 2011.

Aktualisht, ky proces ka mbetur në një “pikë të vdekur”, pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka vendosur si parakusht për dialog pezullimin e taksës prej 100 % kundrejt produkteve dhe mallrave të importit nga Serbia. Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur vendosmërinë që kjo masë do të vazhdojë së aplikuari deri në njohjen reciproke mes vendeve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *