• |
ide | kryesore

Dosja 339/ Prokuroria merr në pyetje ish-drejtorin e Hipotekës që u përmend në përgjimet e “Bild”

Lajme, Të fundit



Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave, Ani Dyrmishi, i cili rezultoi i përfshirë në përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman, “Bild”, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dy ditë më parë, në kuadër të hetimeve mbi dosjen 339.

Emri i Dyrmishit, u lakua në bisedën mes kryetarit të Bashkisë në Durrës, Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt, një ish i dënuar për vrasje. Kjo bisedë është kryer në vitin 2017, periudhë që përkon me kohën kur Dyrmishi ka shërbyer si Drejtor i Hipotekave.

Ndërkohë, javën e kaluar Krimet e Rënda morën dëshminë e deputetit të Partisë Socialiste, Ilir Ndraxhi, emri i të cilit përmendet në përgjimet e publikuara nga “Bild” prej Avdylajt. Në përgjime dëgjohet Avbdylaj teksa flet me Arjan Ndraxhin, vëllain e ligjvënësit socialist, të cilin e informon se Iliri do të renditet në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2017.

Kjo bisedë ka ngritur dyshime se Avdylaj ka ndikuar që Ndraxhi të jetë pjesë e listës, ndonëse deputeti ka mohuar çdo lidhje me anëtarët e grupit kriminal. Referuar përgjimeve, dyshohet gjithashtu se Avdylaj siguronte vota për llogari të PS, duke deformuar për rrjedhojë rezultatin e zgjedhjeve qendrore.

Më herët, Prokuroria ka marrë edhe dëshminë e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, pas publikimit të 6 përgjimeve lidhur me dosjen 339, në kuadër të hetimeve mbi bashkëpunimin e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si “Klani kriminal i Avdylajve” me zyrtarë të Partisë Socialiste për blerjen e votave në zgjedhjet e qershorit të 2017-s.

Përgjimi :

Astrit Avdylaj: A t’ka zonë gjumi mrom o vlla se ke taku Ramën dje keni nejt jeni knaq

Vangjush Dako:Hehe, ça bone?

Avdylaj:Ça bohet?

Dako: Mirë, mirë

Avdylaj:Ka je vllai?

Dako: Dëgjo…

Avdylaj: Hë vlla

Dako: Thuji byrazerit unë po iki tani për në Ishëm, te ata çunat atje lart

Avdylaj:Jo vlla tashi, se do ta lem içik më vonë se jam ktu me çunat unë.

Dako: Ku je ti?

Avdylaj:Te hipoteka tu prit Anin… do vij të të takoj ty drejtori, apo?

Dako: Janë ata Allat, janë aty?….

Avdylaj: po, Vath Alla osht ktu me mu direkt, e kam ktu live, përballë në tavolinë, po na ngjon tashi

Dako: Epo mirë takohemi në Durrës

Avdylaj; Jo! do takohemi atje. E kemo lonë orarin atje vllai, maroi… do takohemi atje nga dreka sesbon, t’marojmë içik punë me Anin ktu, po presim Anin se po shkoj te basjhkia vllai, po t pres vllai ktu te Hipopteka

Dako: Mirë, mirë

Avdylaj: Hajt, t du fort vllai jot!

 

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *