• |
ide | kryesore

FOTO/ Arratisje spektakolare e shqiptarit nga burgu i Siçilisë (EMRI)

Lajme, Të fundit



Një shqiptar është arratisur të hënën nga burgu i Trapanit, në Siçili, ku vuante dënimin për trafik droge. Sipas “La Repubblica” i arratisuri Lekë Luca, 34 vjeç. Ai është arratisur duke kapërcyer murin rrethues të burgut “San Giuliano”. Të njëjtat burime sqarojnë se arratisja ka ndodhur rreth orës 15.00 kur përfundonte orari ajrimit.

Gardianët kanë shkuar për të udhëhequr të burgosurit në qeli, por kanë konstatuar se Luca mungonte. Menjëherë është dhënë alarmi dhe patrulla të shumta karabinierësh dhe policie janë vënë në lëvizje për të gjetur 34-vjeçarin, që dyshohet se është pritur nga dikush me makinë jashtë mureve të burgut.

Kjo është hera e dytë që Luca arratiset nga burgu dhe agjentët e kanë konsideruar aktin e tij sa spektakolar aq edhe akrobatik. Në korrik 2017 ai ishte arratisur nga burgu i Civitavecchia së bashku me një bashkatdhetar. ©LAPSI.al

Trapani, un detenuto scavalca il muro di cinta ed evade dal carcere di San Giuliano

Résultat de recherche d'images pour "leke luca san giuliano"



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *