• |
ide | kryesore

Hashim Thaçi: Nëse nuk arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi, do të ketë trazira në Ballkan

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar nisjen e trazirave në Ballkan në rastin që nuk do të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përmbyllja e dialogut me Serbinë në kuadër të marrëveshjes finale është interes nacional i Kosovës. Ne duam që njëherë e gjithmonë t’i qartësojmë raportet tona me Serbinë dhe kjo mund të arrihet me një dialog që ka afat kohor, dhe kërkesa të qarta.

Nuk kam kurrfarë dilemash që marrëveshja do mund të arrihet këtë vit, por në të kundërtën mund të ketë destabilizim në rajonin e Ballkanit“, tha Thaçi.

Thaçi ka përmendur edhe çështjen e korrigjimit të kufijve.

“Unë me tërë potencialin tim do të bëj të pamundurën që të arrihet Bashkimi i Luginës me Kosovën. Askush prej nesh nuk ka të drejtë të mbajë pezull shtetin e Kosovës, dhe mos t’i jap epilogun e duhur dialogut mes dy vendeve“, tha ndër të tjera ai.



4 Comments

  1. Marrveshja e Alex Soros pritet te vihet ne veprim. Mjafton te kontrolloni rrjetet sociale te alex dhe do te shikoni qe ne vitin 2017, 2018 ka bere me shume se 4-5 vizita te pakten te publikuara ne vit ne Kosove (ku takon vetem Thaqin) dhe ne Serbi (me Vuciq dhe Brnabiq), per te mos listuar ato te bera ne menyre sekrete ne vende te treta ne qytete europiane dhe amerikane.
    Vuk Jeremiq ishte teper i sakte, Rama shet marrveshjen ne Shqiperi, Thaqi ne kosove me premtimin e vizave, Vuciq e ka shume te leht ne Serbi, Soros ne Kongres me demokratet dhe disa lobist te establishmentit republikan dhe per BE nuk pjerdh kush sepse pupacet e Sorosit jan ata ne pozicione kyce.

  2. KETE E THUA NE BAPUNIM ME RAMEN DHE VUCIC KJO KA QENE LOJ E JUAJ GJELLE E PRAGATITUR NGA LIDERI GLOBAL RAMA VETEM UNE NE KETET PORTAL E KAME THEN E STERTHE NJA 1000 HERE SE NE FUNDE O NE NE QEVERI O BALLKANI SHKON NE LUFTE DHE PAS BALLKANIT DIHET KA PROBLEME TJERA KJO ESHTE ARMA E FUNDIT QE MUND TI BENI BE DHE AMERIKES PRESION APO HARROVA PLANIN B NE KEMI KE TE SHKOJME DIHET TEK NENA RUSI KJO ESHTE PLATEFORMA E JUAJ ME KRYEGUZHINJERIN RAMA………………

  3. Trazirat e shume deshiruara nuk do ti keni o langonj. Po as ndarje nuk do te kete edhe pse amerika anglia franca etj etj e duan. Nuk do te kete. O thaqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *