• |
ide | kryesore

Inter e Barcelona mendojnë shkëmbimin surprizues: kjo është idea e çmendur!

Sport



Arturo Vidal është një sugjestion që nuk ka mbaruar për Inter. Kileni është i preferuari i zikaltërve, që tentuan verën e kaluar ta merrnin, por sic duket ka mbetur i preferuar edhe për Antonio Conte, që me të në mesfushë shpalli Juventus kampion. Vjen nga Katalonja lajmi, që gjen menjëherë vijë logjike në merkato, duke ndezur atmosferën me një këmbim, që mund ti bëjë të lumtur si italianët ashtu dhe Barcelonën: Radja Nainggolan e Arturo Vidal.

Role të afërt, karakteristika të ndryshme, por kanë të përbashkët vendosmërinë dhe dëshirën për fitore, ashtu si një karakter të ashpër. Pak kampionë të lojës, e pak djem të këqinj, vështirë për tu administruar, por që nëse i vendos në shina, bëjnë diferencën. Mbetet për tu kuptuar formula me të cilën klubet mund të manovrojnë në këtë hipotezë interesante, ku kuotën më të lartë e ka shkëmbim huazimesh me të drejta relative blerje.

Nainggolan kaloi një vi më parë nga Roma tek Inter me një vlerësim total prej 38 milionë, mbuluar pjesërisht nga kalimi i Nicolò Zaniolo (4,5 milionë) e Davide Santon (9,5 milionë) tek verdhekuqtë. Kontrata e belgut është deri në 30 qershor 2022, me 4,5 milionë në sezon. Vidal u transferua një vit më parë nga Bayern tek Barcellona për 18 milionë plùs 3 bonus, duke firmosur për 3 vjet me 9 milionë në sezon.

Të dy klubet duan të lirohen nga lojtarët e tyre, për më tepër që Nainggolan ka karakteristike të ndryshme nga lojtarët aktual në organikë të Barcelonës, ndërsa ka të sigurtë në dalje Ivan Rakitic. Në anën tjetër, Antonio Conte e njeh shumë mirë Vidal dhe mjafton fraza e thënë në 27 dhjetor 2017, për të kuptuar vlerësimin: “Vidal? Arturo do ta desha gjithnjë me mua. Èshtë një futbollist i madh, një djalë i shkëlqyer me të cilin kam një raport të mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *