• |
ide | kryesore

Inter, surpriza Dani Alves: “Me të Serie A edhe më tërheqëse”

Sport



Jo vetëm idenë e çmendur Vidal, Inter ka në shënjestër edhe një tjetër ish-juventin: Dani Alves. Sipas France Football, Antonio Conte ka kërkuar brazilianin si interpretues ekspert për korsinë e jashtme në 3-5-2-in e tij, rol të cilin e ka mbuluar në të kaluarën. “Dhe me të Serie A do të jetë edhe më tërheqëse”, lexohet në të përditshmen franceze, që gjithsesi nënvizon që jo vetëm zikaltërit janë të interesuar për ish-in e Barcelona-s.

Destinacionet e mundshme për Dani Alves, shkruajnë në Francë, janë pesë: ekziston hipoteza e një rikthimi me fanellën e blaugranave, një tjetër që e shpie në Bundesliga te Borussia Dortmund, mundësia për të rigjetur Guardioal-n me fanellën e Manchester CIty dhe pista e Kinës, eksperiencë e cila duket se e tërheq anësorin verdhejeshil.

Me 42 trofe mes Bahia, kombëtares braziliane, Sevilla, Barcelona, Juventus, PSG, në moshën 36 vjeçare Dani Alves vijon të jetë mes interpretuesve më të mirë të rolit të tij dhe Inter është fati ta risjellë në Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *