• |
ide | kryesore

Kërcënohet kaubojsi: Më kërkuan të tërhiqem nga gara për bashkinë Lezhë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati për kryetar të bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj, pretendon se është kërcënuar me anë të telefonatave që i kanë ardhur në numrin e tij personal, ku i kërkohet që të tërhiqet nga gara për zgjedhjet vendore.

Për këtë Ndocaj ka bërë kallëzim në policinë dhe prokurorinë e Lezhës, ndërsa pretendon se kërcënimet ndaj tij janë bërë nga njerëz të kandidatit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu.

Ndocaj ka kërkuar që të nisin menjëherë hetimet në lidhje me këtë çështje, pasi sipas tij përfaqësuesit e mazhorancës po kërcënojnë çdo ditë dhe qytetarët.

Pas denoncimit, burime nga Prokuria e Lezhës kanë bërë më dije se do të nisin verifikimet në lidhje me pretendimet e Eduart Ndocajt.



4 Comments

  1. PSE ÇA PRISJE TI NGA PJERIN DREU ? NGA NJE NJE KRIMINEL ME UNIFORME ?
    NESE DO ISHA LEZHLANE 1.000.000 HERE PO TE VOTOHEJ MIDIS JUSH , PO PER TY DO VOTOJA .
    LE TA THEMI HAPUR , EDHE PSE TI JE COPA E INJORANTIT ME KENAQESI DO TE TA JEPJA VOTEN . ME MIRE NJE INJORANT SESA NJE KRIMINEL . NJE INJORANT GABON NGA MOSDIJA NJE KRIMINE ESHTE I DESTINUAR TE GABOJE PERJETESISHT NGA LIGESIA .

  2. Shikoni se kush jane rilindasit mavi . Edhe pse pothuajse te vetem prape bejne presion .
    Kjo eshte fytyra e vertete e Mavive . Ky eshte polici Pjerin Ndreu bashkepuntor me kriminelet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *