• |
ide | kryesore

Kim Jong Un merr letër nga presidenti Donald Trump

Planet



Lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka marrë një letër personale nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Lajmi është bërë i ditur nga media shtetërore koreano-veriore, që ka publikuar një fotografi të udhëheqësit Kim duke mbajtur letrën me siglën e Shtëpisë së Bardhë.

Në raportim nënvizohej se Kim vlerësoi “përmbajtjen e shkëlqyer të letrës”, duke shtuar se nisur nga aftësitë gjykuese politike dhe kuraja e jashtëzakonshme e Trump, Kim Jong Un do ta shqyrtonte me seriozitet përmbajtjen interesante të letrës. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, konfirmoi ditën e djeshme se letra ishte dërguar dhe u shpreh se “shpresonte që kjo do të përbëjë një bazë të mirë për të filluar dhe vazhuduar diskutimet e rëndësishme me koreanët për çnuklearizimin e gadishullit”.

Më herët këtë muaj, Trump pranoi të kishte marrë një letër “të bukur”, “shumë personale” dhe “shumë të ngrohtë” nga udhëheqësi koreano-verior. Ndonëse, bisedimet për çështjet bërthamore mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre koreano-veriorë janë në një “pikë të vdekur”, udhëheqësit e dy vendeve kanë shkëmbyer letra dhe fotografi gjatë këtij viti dhe pohojnë se marrëdhëniet mes tyre vazhdojnë të jenë të ngrohta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *