• |
ide | kryesore

Mourinho e Materazzi zëvendësojnë Benitez… tek Newcastle!

Sport



Koha e Rafa Benitez tek Newcastle ka përfunduar, tekniku spanjoll nuk ka rinovuar kontratën me Magpies e nga 1 korriku do të jetë i lirë të zgjedhë një skuadër të re, duke lënë vakante pankinën në St James’ Park. Mes favoritëve për ta zëvendësuar është një emër i madh: José Mourinho. Portugezi është figura e zgjedhur nga pronarët e rinj të mundshëm të klubit, por në garë është edhe Mikel Arteta.

Më shumë duket si një tratativë e fantazisë, por në realitet José Mourinho nuk është aq distant nga Newcastle, që mund ti garantojë një pagesë të lartë duke qendruar në Premier League. Pronari i klubit Mike Ashley është në tratativë për kalimin e klubit në zotërim tësheikut Khaled bin Zayed Al Nehayan, me këtë të fundit që dëshiron të sjellë në pankinë Special One. Shitja nuk është përfunduar ende e për këtë Mourinho nuk është mundësia e vetme për pankinën e Magpies.

Njoftimi i Newcastle ka lënë të hapur cdo mundësi: “Më dëshpërim të madh njoftojmë se Rafa Benitez do të largohet nga klubi në përfundim të kontratës në 30 qershor 2019. Kemi punuar gjatë për të arritur një akord me teknikun për rinovimin, por nuk ishte e mundur”. Bashkë me Benitez do të largohet i gjithë stafi: “Tani nis puna për të gjetur trajnerin e ri, falenderojmë tifozët tanë, lojtarët e stafin për durimin që duhet të kenë gjatë kësaj periudhe”.

Në javët e kaluara Mourinho, në një intervistë, kishte deklaruar se ishte gati të pranonte projekte të reja me një potencial të mirë e serioz. Sipas asaj që bën të ditur Daily Mirror, portugezi i ka besuar disa miqve se ai i Magpies është një projekt që e merr seriozisht në konsideratë, ndërsa në staf do të ketë me vete edhe ish-qendërmbrojtësin në kohët e Inter, Marco Materazzi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *