• |
ide | kryesore

Një turk fut në luftë Milan e Bayern: bavarezët ndërhyjnë për Kabak, italinët rrisin ofertën

Sport



Komplikohet rruga e Milanit për Ozan Kabak. Qendërmbrojtësi turk, në forcë tek Stuttgart, ka ndezur garën mes kuqezinjve dhe Bayern Mynih. 19 vjecari ka rënë në sy me përfaqësimet e tij, pavarësisht se skuadra ka rënë në Bundesliga 2. Në Gjermani raportojnë për një interesim dhe përfshirje të fortë të Bayern Munchen mbi të dhe klubi bavarez është gati të paguajë klauzolën e zgjidhjes së kontratës 15 milion euro për ta marrë atë në Mynih. Është kapur në befasi Milan nga kjo situatë, por edhe pse më parë duhet të shfryjë skuadrën, drejtori teknik Frederic Massara është takuar për rreth 1 orë e gjysëm me vëllezrit Ozdemir, agjentët e mbrojtësit të ri turk, duke i ofruar për lojtarin një pagë prej 1 milionë euro në sezon.

MES LAXALT, RODRIGUEZ E STRINIC, DY JANË TEPËR

Pavarësisht boshllëqeve në mesfushë, Milani do të ndryshojë shumë edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes. Sipas Tuttosport për t’i bërë vend Theo Hernandez të Real Madrid, mbrojtësi i krahut francez me origjinë spanjolle, kuqezinjtë duhet të shesin dy nga tre mbrojtësit aktualë në skuadër. I pari është Ivan Striniç, kurrë i përfshirë seriozisht në planet e kuqezinjve për shkak të problemit kardiak të pësuar një vit më parë. I dyti do të jetë një mes Diego Laxalt, për të interesohet Torino, dhe Ricardo Rodrigez, që ka kërkesa në Bundesliga. Tekniku i ri i kuqezinjve, Marco Giampaolo e bëri të qartë që në intervistën e tij të parë si milanist se kërkon të marrë menjëherë konfidencë me ambientin, duke njohur çdo person që punon në qendrën sportive të Carnago, ndërsa do të kalojë në skaner çdo lojtar. Asnjë i përjashtuar. Të gjithë do të gjykohen dhe do të vlerësohen nga trajneri abrucez, edhe ata që do të mund të quhen të sakrifikuar, apo jashtë nga projekti. Në fakt tekniku pret të mësojë mbi gjendjen e Giacomo Bonaventura, mungesa e madhe e sezonit që sapo është mbyllur. Tekniku ka ndërmend ta presë me mendimin që mesfushori do të rekuperohet menjëherë nga dëmtimi në gju, pa harruar se në rolin e tij mund të vijë Veretout.

DITË INTENSIVE PËR VERETOUT

Fokusi i drejtuesve kuqezi mbetet këmbëngulja mbi mesfushorët. Në listën milaniste për momentin vetëm Rade Kruniç është marrë. Boshnjaku ka kryer tashmë vizitat mjekësore, por ende nuk është zyrtarizuar. Milani vazhdon të punojë në fronte të ndryshme, mes të cilave është shumë e nxehtë pista që sjellë Jordan Veretout nga Fiorentina. Sipas Tuttosport ka patur një takim të ri me Mario Giuffredin, menaxherin e francezit. Për francezin në lojë është edhe Roma, që mund të përdorë kartën El Shaaraëy për të zhbllokuar gjithçka. Ajo që është e sigurtë është se shifra 25 milion e kërkuar nga klubi fiorentin është parë nga të gjithë shumë e lartë.

IDEA SCHICK NËSE IKËN CUTRONE…

Mes emrave të ndryshëm që projektohen për Milanin e ri të drejtuar nga Marco Giampaolo, ka edhe një njohje të vjetër të teknikut abrucez. Bëhet fjalë për Patrick Schick, sulmuesi çek i Romës, që trajneri kuqezi e ka stërvitur në sezonin 2016-2017 tek Sampdoria. I marrë nga një skuadër në mesin e renditjes së kampionatit të Republikës së Çekisë, sulmuesi i datëlindjes 1996 ka shpërthyer nën udhëheqjen e Giampaolo, që tani ka qëllim serioz për ta rimarrë. Mbi të gjitha nëse largohet nga skuadra Cutrone.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *