• |
ide | kryesore

Paradoks shqiptar: trajnerët e spikatur nuk kanë një skuadër

F1, Sport



Nuk mjafton të bësh mirë në Shqipëri, ndonjëherë nuk mjafton edhe të dalësh kampion dhe kjo u konfirmua me Skënder Gegën, por është paradoksale të kuptosh që pas një sezoni të jashtëzakonshëm të bërë me skuadra të mbytura, si ndodhi për Bledar Devollin dhe Julian Ahamtaj trajnerët të mos kenë ende një project në duar për të nisur punën.

Shkuan si shkuan gjërat në fund mes Partizanit e Skënder Gegës, personale apo jo divergjencat, tekniku mbetet njeriu që i dha titullin një klubi pas 26 vjetësh përmes një loje taktike elegante, duke ndërthurur forcën fizike dhe teknikën e lojtarëve në dispozicion, pa shpenzime të ekzagjeruara në merkato. E megjithatë, që nga 1 qershori pa skuadër, ndryshe nga sa mendohej për një trajner kampion, klubet nuk janë grindur për ta patur në skuadër.

Ashtu si në fakt nuk ndodhi për Devollin e Ahmatajn që bënë një gjysëm mrekulli me Kastriotin e Luftëtarin, që ishin në rënie të lirë e I shndërruar në formacione për të luajtur ballëhapur me këdo. Ahmataj e mori goditjen që sapo siguroi qendrimin për bluezinjtë, pak rëndësi kishte si luante skuadra e tij, apo rezultatet e marra, bashkë me Partizanin e Kastriotin ato që morën më shumë pikë në 2019: tekniku u shkarkua dhe nuk pati nevojë as për motiv. Devolli ngjalli krutanët, duke i cuar deri në javën e fundit në garë të ethshme me Tiranën. Vetëm atëherë u dorëzua, por edhe për gjirokastritin karizmatik mbetet vetëm memorja e bukur për atë që bëri skuadra e tij, sepse sezonin e ardhshëm, hiq ndryshimet e minutave të fundit, në Superiore nuk do të jetë…futbolli në Shqipëri nuk të shpërblen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *