• |
ide | kryesore

Pas çështjes në gjyq, Mozzik bën blerjen e shtrenjtë (Foto)

Paparazzi, Slider



Loredana prej 1 muaji tashmë po përballet me një çështje ligjore kundrejt saj, e cila mund të ketë pasoja të rënda për të. Reperja akuzohet se ka zhvatur dhe mashtruar një çift zvicerian duke i marrë shuma të mëdha parash.

Prokuroria e Luzernit vazhdon hetimet për këtë çështje dhe së fundmi morën një masë duke bllokuar llogaritë e saj bankare. Reperja nuk dha asnjë koment mbi këtë temë, por gjithmonë vazhdon të surprizojë fansat.

Mozzik dhe Loredana kanë bërë një tjetër blerje luksoze dhe pamjet e saj i kanë publikuar në profilet përkatëse. Një makinë e re e markës së njohur ‘Mercedez-Benz’ që sapo është hedhur në treg është bërë e tyre. Pasi ka treguar me disa foto si duket nga jashtë dhe brenda makina e re, reperi i njohur ka shprehur emocionin edhe me fjalët: “Mirëserdhe në shtëpi vogëlushe”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *