• |
ide | kryesore

Protesta kundër Ramës në Sarandë, shoqërohet në Polici kreu i PD

Lajme, Të fundit



Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë kryetari i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema.

Kryetari i Partisë Demokratike i degës së Sarandës, Hariz Mema, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, lidhur me protestën e organizuar ditën e shtunë, teksa kryeministri Edi Rama kishte mbërritur për të zhvilluar një takim elektoral.

Mësohet se Memës i është komunikuar në Polici se do tq ndiqet penalisht për organizimin e një tubimi të paligjshëm.Të shtunën pasdite, me dhjetra qytetarë e mbështetës të PD-së, u ngritën në protestë kundër kryeministrit Rama.

Gjatë protestës, u shënuan përplasje mes protestuesve dhe forcave policore. Protestuesit u mblodhën tek rruga e Flamurit, rreth 200 metra larg podiumit ku kreu i qeverisë mbajti ligjëratën e tij.

Mes protestuesve kanë qenë të pranishëm edhe ish-deputeti, Fatbardh Kadilli dhe ish-deputetja , Nada Mecorrapaj.



1 Comment

  1. Esat Toptani eshte ideatori i perçarjes krahinore,Haxhi Qamili i perçarjes fetare,
    Edvin Escobar D’Rama i perçarjes politike.I pari hengri plumbin,i dyti litarin,
    i treti burgun,ne mungese te karrikes elektrike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *