• |
ide | kryesore

Protestë kundër kryeministrit të dyshuar për korrupsion, 250 mijë vetë zbarkojnë në shesh

Planet

Rreth 250.000 mijë vetë në Pragë morёn pjesё ditën e djeshme nё protestёn kundёr kryeministrit euroskeptik dhe të dyshuar për korrupsion, Andrej Babis, 64 vjeç. Ky tubim konsiderohet si më masivi i zhvilluar ndonjëherë në Pragë qysh prej 30 vjetёsh, pas rënies së regjimit komunist.

Aktivistёt kёrkojnё hetime tё pavarura kundёr multimiliarderit Babis, si dhe dorёheqjen e menjёhershme tё tij. Babis po përballet me një hetim penal për abuzime me subvencionet e Bashkimit Evropian që arrijnë shifrën e 2 milionë eurove. 64 vjeҁari ka hedhur poshtё akuzat, ka refuzuar tё dialogojё me demonstruesit dhe ka akuzuar Komisionin Europian për sulme me prapavijë politike.

Ndёrkohё multimiliarderi Babis akuzohet edhe se nё vitet 80-tё ka bashkёpunuar me policinё sekrete komuniste. Me njё pasuri prej rreth 4-5 miliardё euro, Babis konsiderohet si pasaniku numёr dy i Çekisё.

Mё 2011 Babis themeloi lёvizjen populiste tё protestёs “ANO” dhe mё 2014-n u bё ministёr i Financave. Nё fund tё majit të 2017-s ai u shkarkua nga posti nёn dyshimet pёr evazion fiskal. Njё gjysmё viti mё pas, “ANO” fitoi zgjedhjet parlamentare. U krijuar qeveria e pakicёs e pёrbёrё nga “ANO” dhe populistët e “CSSD”, që pritet tё pёrballet të mërkurën me mocionin e votёbesimit nё Parlament.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu