• |
ide | kryesore

Rama: Durrësi do ta kujtojë Dakon me respekt e admirim

Lajme, Të fundit



Vangjush Dako mbajti një fjalë në mitingun përmbyllës të fushatës së PS-së në Durrës. Ai i quajti përgjimet “baltë që po u hidhej fitoreve” dhe se ai kishte fituar edhe kur në pushtet ishte PD.

Të njëjtin refren përsëriti edhe Rama që tha se Dako i ka marrë vetë votat dhe njerëzit do e kujtojnë atë me admirim si kryetar bashkie.

“Kush shton baltën mbi Vangjushin dhe bashkinë e Durrësit nuk do që të kujtojë se Vangjushi ka fituar kur në pushtet ishte Sali Berisha me gjithë mekanizmat e veta dhe me të gjitha format e mbrapshta. Ata nga të akuzuar janë kthyer në akuzues!

A ka njeri normal që arsyeton që e njeh, sadopak politikën që mund të mendojë se njeriu dhe partia këtu në Durrës, që mundën Saliun me skuadrën e vet me të ndjerin Sokol Olldashi, me Topallin dhe të tjerë kur ata ishin në pushtet, u dashka të blejë vota për të mund Lulin, Gridën e Salianjin. E thënë ndryshe, të kesh mundur Olldashin dhe të akuzohesh se ke blerë vota për të mundur Oerd Bylykbashin.

Ajo që mbetet në gjithë rrugëtim tonë, përballë lumit të baltës janë puna dhe veprat dhe pa asnjë dyshim qytetarët do ta kujtojnë gjithmonë me respekt e admirim periudhën kur kryetar ishte Dako”, – u shpreh Rama në miting. ©LAPSI.al



16 Comments

  1. Po mir ore, por dhe demokratet kane mundur me dhjetera politikane te forte socialiste ne 2005,2009 etj.
    Si ka mundesi qe nuk munden dot Arben Ndokajn, Armando Prengen, Muharrem Ramen, Elvis Roshi, Tom Doshin e dhjetra te tjere, qe nuk lidhin dot nje fjali me tre gjymtyre?

    1. Nuk i mund dot kur thaset me leke, thaset oriz, vaj e makarona blejne voten e fshatarit te varfer. Dhe mos harro qe ne postet kyqe ne shtet kane emeruar njerezit e tyre dhe fitojne cdo tender pastaj. Po na rrjepin, e kupton dot? Vajten deri ne Parlament e na bene ligjet qe zbatojme une e ti sot. Turp me te madh nuk ka, nga Burgu shkon Deputet ne Parmalent. Parlabythe i thone atij vendi tani. Nuk eshte shuar PSja. Te bejne nje kryeminister tjeter se kane intelektuale plot. Te nderrohet menyra e votimit. Te veme gishtin ne fingerprint dhe te votojme elektronikisht, kjo eshte zgjidhja. Te fitoje me i miri.

  2. Po derr debil mbete o plak nofull derr.
    Me qe hiqesh si shakaxhi bajat i perparimit do kujtohesh brez pas brezi si nip sternip i Nastradinit.

    Tik tak.

  3. Kush ka dale nga Shqiperia dhe ka pare qytetet me sheshe e gjelberim ndertesa ne largesi te mjaftueshme e kupton se cfare krimi eshte bere ne xhunglat e betonit tek ne.
    Do jua shurrojne brezat qe vijne varret.

  4. Premtimi i madh per durresaket dhe shqiptaret e jugut, Ne shtator babloku me pagese rrugen durres tiran 2 euro ? ose 100 euro ne miaj vajtje ardhje ose 1200 ? ne vit , kjo quhet q… rje jo shaka. Suksese ne jete

  5. E shikoni se si perpiqet t’ua shese per vlere nje moster si Vangjush Dako,Durrsakeve
    dhe jo vetem …. ?!Ska turp me te madh nje te inkriminuar,krah politik te bandas se Avdylajve,te Berishajve,te Shullazeve,te bandave te Durresit dhe me gjere, ta marre per etalon,e qe duhet ta kujtojme !!!!Ky eshte standarti i nje banditi,ky eshte standarti i nje te semuri mendor qe ka inkriminuar dhe shperfytyruar shoqerine shqiptare!Turp i madh,edvin rama je turpi i vlerave te njerzimit !

  6. Po, pjesa komuniste, pjesa kriminele, pjesa e bizneseve qe perfituan prej tij leje per pallate dhe tendera pafund, pjesa injorante e popullsise, po. Do ta kujtojne me admirim per nja 3-4 muaj se pastaj do shqyejne bashkiakun e ardhshem te imponuar nga PS. O rrote thirri mendjes, se popullin se gjen gje, ti shkon per lesh bashke me l(l)eshin tend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *