• |
ide | kryesore

Roma prezanton “Zorro”, është dita e Fonseca: “Me idetë e mia, do bëjmë gjëra të mëdha”

Sport



Paulo Fonseca ka mbërritur në Romë për të nisur aventurën e re në krye të skuadrës verdhekuqe. Një nisje e trazuar nga lamtumirat e De Rossi e Totti e cështjet që lidhen me shoqërinë, por tekniku portugez nuk e ka humbur entuziazmin: “Është një sfidë e madhe, mendoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha – ka thënë në intervistën e tij të parë si romanist -.Kur Roma më thërriti nuk e mendova dy herë. Me idetë e mua dua të bëj dicka speciale”.

Dita e parë në kryeqytet për ish-teknikun e Shakhtar ka kaluar me shpejtësi, me Fonseca që ka patur mundësinë të vizitojë qendrën sportive në Trigoria: “Impresionet e para janë pozitive, kam folur me presidentin e ndjeva besimin e tij, mendoj se ishte një takim frytdhënës. Jam i bindur se të gjithë së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha e dua të ndërtoj dicka speciale duke cuar përpara idetë e mia”.

Në krye të Roma, Fonseca do të sjellë gjithë eksperiencën europiane me Shakhtar: “Ishte një eksperiencë e bukur e kjo tani do të jetë dicka ndryshe – ka thënë ai për Roma Tv -. Jam gati të punoj, duke besuar në eksperiencën që mora në Ukrainë ku fitova shumë. Shpresoj të përjetoj një atmosferë të bukur në stadium, kemi nevojë për tifozët tanë e jam i sigurtë që do të jenë gjithnjë nga ana jonë”.

Mbi mentalitetin në fushë e në merkato, Fonseca ka dribluar me elegancë cështjen: “Dua sigurisht një skuadër kurajoze e që nuk ka probleme të konfrontohet me të tjerët, të mëdha apo të vogla. Nuk do të jetë e lehtë të aplikojmë lojën tonë, por besoj shumë tek kualiteti. Duam të ndërtojmë një skuadër që ti bëjë krenarë tifozët”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *