• |
ide | kryesore

Shkarkimi i presidentit/ Debat në Komisionin e Ligjeve, Meta refuzon të paraqitet

Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve po diskutohet kërkesa e 55 firmëtarëve  të nismës së mazhorancës për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, pas vendimit të tij për të çdekretuar 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Mbledhja po zhvillohet në mungesë të kreut të shtetit, i cili ka zgjedhur t’i ktheje Komisionit përgjigje me shkrim.

Deputeti i bërë pjesë e Kuvendit nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim pas vendimit të opozitës së bashkuar joparlamentare për djegien e mandateve, Ralf Gjoni, e cilësoi si të nxituar vendimin për shkarkimin e Metës, duke theksuar se procedura që po ndiqet është një lojë politike. “Mendoj se është i nxituar vendimi për të shkarkuar presidentin, pasi ende nuk kemi të bëjmë me një akt për të delegjitimuar Parlamentin. Mua më duket se kjo procedurë shkarkimi është një lojë politike që ju po bëni dhe është e pabazuar në Kushtetutë. Është një lojë që po hapet për të bërë zhurmë mediatike”, u shpreh Gjoni.

Ndërkaq, sipas deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino, vendimi i Metës përbën shkelje shumë të rëndë të Kushtetutës. “Presidenti ka marrë një copë letër, ka shkruar çfarë ka dashur dhe i ka vendosur emrin dekret. Ajo që më bën përshtypje është letra që presidenti i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë për argumentet e ç’dekretimit. Gjuha e përdorur prej tij është ironike, paragjykuese dhe hipokrite. Jemi përpara një shkelje të nenit 92 të Kushtetutës dhe me dhimbje kemi marrë këtë masë që po ia paraqesim Parlamentit”, tha Fino.

 



8 Comments

  1. Ky moster duhet arrestuar ne zyre, si President, dhe jo si Ilir Meta, duhet denuar per korrupsionin si dhe per shpikjen e vjedhjes dhe blerjes se votes. vetem me kete akt i hapim rruge integrimit

    1. E ke gabim, ai qe duhet te arrestohet per blerje votash me mafien eshte Edi Rama, sepse eshte kryetari i partise qeverisese dhe ka me shume pergjegjesi se te gjithe. Nuk eshte njesoj si ta bej kryeministri dhe nje bisht parti si LSI. Kur e ben KM sistemi merr fund krejt. Meta ka nje avantazh, ate qe nuk e ka bere kurre si kryeminister kete gje dhe une besoj se nuk do ta bente. Rama tregoi se eshte funderrine, qe nder te tjera nuk ka pike dinjiteti dhe krenarie dhe perdor taktikat e nje particke ne presion te dyfishte si LSI. Rama, i hapi krimit zyren e kryeministrit dhe jo ate te partise, e as te ndonje ministrie cfaredo. Per kete qe beri dhe Guantanamon e ka pak.

  2. “Po pse nuk erdhe or taj? Ne jena t’u respektu drejtore policie neper katune, jo ma Presidentin e Republikes. Ta kisha shkrujt edhe tek ftesa per ne komision: Mos e rruj karin, se do ja kalosh mire!”.
    Sipas zedhenesit te Metes, ky eshte mesazhi telefonik qe i ka derguar sot Presidentit, Kryetari Komosionit te Ligjeve, Z. Manja.

  3. Karodeputet, karoministri dhe disa karakurva duan te shkarkojne presidentin se i cau .arin ketyre .arave te ridhjerjes. Ene presidenti duke marre shkas nga kultura e ridhjersave nuk e rrujti fare .arin. Problemi i vetem qe do kete karoministri eshte se kete rradhe ashtu sic uronte vete ai popullit ju ka ngref dhe ju ka bo dru

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *