• |
ide | kryesore

Shtyhet sërish gjyqi ndaj grupit “Shullazi”, nuk paraqitet gjyqtari i caktuar nga KLGJ

Lajme, Të fundit



Ka dështuar për të 14-n herë procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurëve të tjerë: Gilmando Danit, Endrit Qyqes, Endrit Zelës dhe Blerim Shullazit. Shkak për krijimin e këtij ngërçi procedurial është bërë mungesa e gjyqtarit Arben Vrioni, i cili nuk u paraqit me pretendimin e problemeve shëndetësore. Pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda janë dorëzuar edhe dy raporte mjekësore për pamundësi të përkohshme për paraqitje në punë, deri në datë 14 korrik.

E ndodhur në këto kushte, Gjykata ka shtyrë seancën për më datë 1 korrik, ndërkaq do t’i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor me shkresë për të marrë dijeni për shkaqet e mungesës së gjyqtarit. Ndërkohë, gjatë seancës ka patur përplasje mes njërit prej të akuzuarve me gjyqtaren, Albana Boksi.

Mësohet se Gilmando Dani ka marrë fjalën në seancë dhe i është drejtuar gjyqtares Boksi duke i kërkuar largimin. “Si mund te jeni kaq e qetë, ju keni dhënë një vendim pro Ylvi Beqajt. Nuk mund të na gjykoni dhe ne?!”, është shprehur Dani, i cili kërkoi gjithashtu edhe thërrjen e avokatëve të zgjedhur prej vetë të pandehurëve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *