• |
ide | kryesore

“Skeç i orkestruar”, zëdhënësja e qeverisë i përgjigjet  Presidencës: Ilir Meta po bën viktimën

Lajme



Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar ndaj postimit të zëdhënësit të presidentit të Republikës Ilir Meta, Tedi Blushi, i cili e cilësoi një “skeç të orkestruar” vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Në një postim në llogarinë e saj personale në “Twitter”, Spiropali thekson se kreu i shtetit është agresori që po bën viktimën, meqenëse nuk ndikon dot më mbi trupin gjykues.

Postimi i Spiropalit

“Ai momenti kur Ilir Meta nuk ndikon dot më mbi trupin gjykues dhe flet për skeç të orkestruar, fiks si ai momenti kur agresori bën viktimën duke folur për kurth të organizuar nga viktima!”, shkruan zëdhënësja e qeverisë në postimin e saj.



3 Comments

  1. Ju lutem personazhe me te spikatura te rilindjes mund te na i paraqisni te fotografuara shume vite me pare. Kodrave arave me shapka….. jane me interesante. Heroinat e partise rilindase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *