• |
ide | kryesore

Tristan kërcënoi me vetëvrasje pas skandalit të tradhëtisë

Paparazzi, Slider



Khloe Kardashian ka zbuluar se Tristan Thompson kërcënoi të vriste veten menjëherë pas skandalit të tradhtisë me Jordyn Woods.

Ylli i Cleveland Cavaliers, 28 vjec, i cili është babai i vajzës njëvjeçare të Khloe-s, ishte parë duke u puthur me Jordyn, 21 vjeç, në një festë në shtëpinë e tij.

Shfaqja e radhës e “Keeping Up With the Kardashians”, tregoi sesi e përjetoi familja tradhtinë, dhe sesi Kris Jenner shprehej se Jordyn ishte si një vajzë për të.

Gjatë një bisede me motrën Kourtney dhe Scott Disick, Khloe tha se foli me një shok të përbashkët për të kontrolluar Tristan-in në Cleveland, për t’u siguruar që ai ishte mirë pasi kishte frikë për jetën e tij, pavarësisht se e kishte lënduar.

“Jordyn nuk mendoi për mua, ajo nuk mendoi për Kylie-n … ajo nuk mendoi për vajzën time, ajo nuk mendoi për Tristan-in … dhe ajo nuk mendoi për veten”, u tha Khloe, 34 vjeç, motrave të saj.

“Unë e dija kush ishte ai. Por nuk e mendoja as një në një milion kush ishte ajo”, shtoi Khloe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *